Lajme

Zelensky injoroi Kosovën, Maliqi: Kur Kurti sillet si kauboj , përfundon në pozitë të qyqanit

08/23/2023 12:08
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Agron Maliqi ka folur rreth ankesave që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky injoroi Kosovën në Athinë, raporton GazetaBlic.

Maliqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se këtu fajtor është kryeministri Kurti dhe qasja e tij me ndërkombëtarët.

“Një takim i tillë do të ishte fare lehtë i realizueshëm me ndihmën e SHBA. Por ja që në këtë pozitë të qyqanit në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon kur sillesh si kauboj dhe e humb kapitalin politik që t’i kërkosh ndihmë SHBA-së apo kujtdo me peshë brenda BE”, shkruan Maliqi.

Shkrimi i plotë:

Po dëgjoj ankesa pse Zelensky e ka injoruar Kosovën në Athinë, ndërkohë që mbajti takim bilateral me Serbinë. Një takim i tillë do të ishte fare lehtë i realizueshëm me ndihmën e SHBA. Por ja që në këtë pozitë të qyqanit në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon kur sillesh si kauboj dhe e humb kapitalin politik që t’i kërkosh ndihmë SHBA-së apo kujtdo me peshë brenda BE.