Lajme

Zelensky i reagon Lavrovit për deklaraten se Hitleri ka pasur “gjak hebre”: Nuk kam fjalë

05/03/2022 00:05
nga:Astrit Gashi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sonte se deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se lideri nazist Adolf Hitler ishte me prejardhje hebreje tregon se Moska “i ka harruar ose nuk i ka mësuar kurrë leksionet e Luftës së Dytë Botërore”.

“Nuk kam fjalë. Askush nuk ka dëgjuar ndonjë mohim apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi prej andej është heshtja, që do të thotë se udhëheqja ruse ka harruar të gjitha mësimet nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Zelensky.