Deputeti i Partisë Demokratike, Dritan Shehu, e ka quajtur ngjarje të veçantë fjalimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Parlamentin e Shqipërisë.
“Ishte mundësi e mirë për të shtuar përpjekjet tona në mbështetje të luftës që po e bën Ukraina”, është shprehur Shehu.
Ai, për Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se fjalimi i Zelenskyt ka qenë dush i ftohtë për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Ai shpalosi dy kërkesa; e para për të evituar ardhjen e turistëve rusë në Shqipëri dhe e dyta që anijet ruse të mos futen në portet shqiptare”.
“Zelensky këto kërkesa nuk i pati kot, por që ka indice që Rama është duke bërë lojën e dyfishtë. Rama, para disa ditësh, ka ftuar turistët rusë që të vinë në bregdetin shqiptar dhe po ashtu ka thënë se anijet mund të futen. Këto i kontestoi Zelensky”.


