Udhëheqësit botërorë do të nisin sot takimet në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po planifikon të përdorë një paraqitje në takimin vjetor për të apeluar për më shumë mbështetje për Ukrainën, raporton CNN.
Zelensky gjithashtu ka plane të zhvillojë disa takime me liderë të tjerë botërorë në New York dhe pas kësaj, presidenti ukrainas do të shkojë në Washington ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.


