Lajme

Zelensky: Brenda disa muajve do të bëhemi anëtar të BE-së

03/18/2022 22:09
nga:Astrit Gashi

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE mund të miratohet brenda disa muajve, ka thënë Presidenti i Ukrainës. Volodymir Zelensky.

Ai tha se ka biseduar me shefen e Komisionit të Evropës, Ursula Von Der Leyen dhe se pret një përparim të shpejtë në lidhje me kërkesën e Ukrainës për anëtarësi m në BE, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Blic.

Zelensky tha se Von Der Leyen i ka premtuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në Union.

“Do të bëhemi anëtar fuqiplotë të BE-së. Proceset burokratike, të cilat zakonisht zgjasin me vite, do të përshpejtohen dhe të shkurtohen”, tha Zelensky.