Lajme

Zelensky bën thirrje për ndihmë pas shembjes së digës: “Vëmendja e botës s’ishte e mjaftueshme”

06/07/2023 23:50
nga:G B

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situata në Kherson është katastrofike pasi niveli i ujit po vazhdon të rrite prej kur diga Nova Kakhovka u shemb.

Ai tha se dhjetëra vendbanime në territorin e kontrolluar nga ukrainasit janë përmbytur bashkë me mijëra shtëpi.

Zelensky bëri thirrje për një përgjigje “të qartë dhe të shpejtë” humanitare nga komuniteti ndërkombëtar, duke thënë se është e vështirë të dihet “sa njerëz në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit Kherson mund të vdesin pa ujë të pijshëm, pa ushqim e pa kujdes mjekësor”.

“Por nevojiten më shumë përpjekje. Ne kemi nevojë për organizata ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që të bashkohet menjëherë me operacionin e shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në pjesën e pushtuar të rajonit Kherson,” tha Zelensky, shkruan CNN.

Ai kritikoi edhe komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se “vëmendja e botës nuk ishte e mjaftueshme”.