Lajme

Zelensky bën apel urgjent për më shumë armë

02/17/2024 19:05
nga:Sh R

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një apel urgjent që vendi i tij të ndihmohet me armatim.

Sipas tij kjo është mënyra që të shmanget një “situatë katastrofike” në Evropë, raporton BBC.

“Një deficit artificial i armëve” do ta ndihmonte vetëm Rusinë, ka thënë Zelensky gjatë një konference ndërkombëtare.

Forcat e Ukrainës kanë qenë duke u përballur me pakësim të municionit, derisa ndihma vitale amerikane për Ukrainën është mbajtur pezull në Kongres nga përkrahësit e ish-presidentit, Donald Trump.