Lajme

Zelensky: 125,000 civilë u evakuuan përmes korridoreve humanitare

03/13/2022 15:40
nga:Donika Fetahu

Gati 125,000 njerëz janë evakuuar nga korridoret humanitare nga zonat e luftës në Ukrainë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky në një video.

“Sot, misioni kryesor është Mariupol,” tha ai, duke shtuar se një kolonë humanitare ndodhet aktualisht 80 km larg qytetit të rrethuar, ku më shumë se 400,000 njerëz ishin të bllokuar.