Sporti

Zekrija Ramadani pasi u ndal nga Dukagjini: Goditje e rëndë për ne, më i rëndë ky barazim, se eliminimi nga Kupa!

04/28/2024 17:23
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit ka ndalur Dritën sot në Klinë me rezultatin 1-1.

Ekipi i Dallkut realizoi golin e barazimit në minutën e 100’të – për të ndalur ekipin e Zekrija Ramadanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani u shpreh shumë i mërzitur për këtë lëshim të pikëve sot.

“Hera e dytë që na ndodhë – pas mbarimit të vazhdimeve që po na barazohet ndeshja. Njëherë nga Ballkani, tani ndaj Dukagjinit. Të luash në Klinë nuk është e lehtë – mendoj që kemi humb kohë, nuk dua t’ia lë fajin askujt, më vjen keq për mundin e harxhuar deri sot. Futbolli është i vështirë për t’u menaxhuar, duhet të jemi bashkë – është goditje e rëndë për ne, më e rëndë se eliminimi nga Kupa për ne”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport3.

Më pas, ai tha se nuk do të ndalen deri në fund, derisa matematika ia lejon.

“Nuk ështk turp të bësh gjithçka për t’ia arritur qëllimit. Derisa matematika na lejon, ne nuk dorëzohemi. Normal që tani është fundmi i kampionatit, çdo hap fals është i rrezikshëm, duhet të sigurojmë Europën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport