Sporti

Zekrija Ramadani pas ecurisë fantastike të Gjilanit: Kjo vjen veç me punë, asgjë nuk vjen rastësisht

09/04/2022 17:05
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka fituar edhe tre pikë tjera mjaft me rëndësi në Superligën e Kosovës.

Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani, trajneri i  Gjilanit u shpreh shumë i lumtur me fitoren ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.

“E para i uroj për fitoren futbollistët, per angazhimin në një fushë të vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë, pjesën e pare na takoi neve plotësisht, dy shtylla dhe një gol”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për ‘Art Sport1’.

“Në pjesën e dytë ishim të kujdesshëm, e menaxhuam mirë rezultatin deri në fund dhe normal e arritëm fitoren që ishte objektivi ynë. Falenderojë Skifterat që ishin në Klinë për të na mbështetur”.

Në fund, ai foli edhe për ecurinë fantastike të skuadrës së tij në këto pesë xhirot e para, ku kanë marrë 13 pikë.

“Duke e parë punën që bëhet në stërvitje, puna pas eliminimit në Conference League – kemi rënë psikologjikisht, por u rikthyem. Duke parë edhe kalendarin që ishte i favorizuar për neve, prisnim një ecuri të mbarë dhe kështu u bë. Kjo vjen vetëm me punë dhe nuk vjen rastesisht”

“Përveç motivimit, skuadra ka edhe formën optimale, sepse kanë kaluar pesë xhiro dhe pas ketyre ndeshjeve skuadrat janë në formë të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport