Ka përfunduar pa fitues derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.
Drita dhe Prishtina kanë barazuar me rezultatin 0-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll – që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani potencon se skuadra e tij duhet të shfrytëzonte më mirë rastet.
“Në pjesë të parë duheshim të ishim në avantazh, a do fitonim pastaj apo jo, nuk e di. Prishtina ka objektiv vetëm Kupën. Na rrezikuan me shumë futbollistë në zonë”, tha fillimisht Ramadani në Art Sport1.
Sipas Ramadanit, kjo ndeshje mund të jetë hap i mirë për atë të kthimit.
“Luajtëm mirë – jam i qetë duke ditur që kemi edhe 90 minuta tjera. Ky barazim mund të jetë hap i mirë për ndeshjen e ardhshme”, përfundoi ai.
Drita dhe Prishtina luajnë ndeshjen e kthimit me 17 prill.
/GazetaBlic Sport