Sporti

Zekrija Ramadani pas barazimit me Gjilanin: Kemi humbur dy pikë – nuk arsyetohet ky rezultat

11/07/2021 15:43
nga:Lorik J

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani nuk  u shpreh aspak i kënaqur me barazimin e fituar në Gjilan.

Ekipi i tij, FC Prishtina barazoi ndaj Gjilanit me rezultatin 1:1 në derbin e xhiros së 13’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Ramadani theksoi se sot klubi i tij ka humbur 2 pikë më para, sesa që e ka fituar një…

“Dy pikë të humbura, ishim në avantazh, kishim një futbollist më tepër, nuk arsyetohet ky rezutlat, ky barazim është i barabartë me humbje, duke i pasur parasysh rrethanat. Kishim epërsi numerike dhe u ndëshkuam”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për Art Sport.

“Nuk arritëm të shfrytezojmë aspak epërsinë numerike, ndoshta nuk e kam motivuar ekipën sa duhet, kartoni i  kuq (i Gjilanit) na beri më shume dëm, se mirë, duhet të luajmë me përgjegjësi, nuk jemi aty ku duhet te jemi”, vazhdoi ai.

“Diferenca nuk është e madhe me vendin e parë, çasja në fushë po na brengos, jo barazimi”, përfundoi Ramadani.

/GazetaBlic Sport