Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me triumfin e Dritës në Superkupën e Kosovës.
Drita fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat që u realizuan nga Besnik Krasniqi e Kristal Abazaj, shkruan GazetaBlic Sport.
“E filluam mirë vitin, shpresojë që ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar. Nga nesër fillojmë punën dhe e harrojmë këtë trofe”, tha Zekrija Ramadani ndër të tjerash për Sport1.
Kujtojmë se Drita e fitoi Superkupën e Kosovës për herë të dytë në histori të klubit.
/GazetaBlic Sport

