Sporti

Zekrija Ramadani: Jemi favorit për nesër, kemi objektiv kalimin e raundit të parë

07/07/2025 17:48
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me Differdange 03, ekipin kampion nga Luksemburgu.

Drita FC dhe Differdange 03 do të luajnë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

“E dimë që na pret një sfidë e re tani në Champions League, kemi obligim moral për atë ekip që kemi ndërtu dhe për të përfaqësu futbollin kosovar sa më më mirë”, tha fillisht Zekrija Ramadani.

“Kam një bindje që ekipi është shumë në gjendje të mirë. Nuk kemi kohë për të humbur, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme para. Me këtë fat duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, shpresojë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë raund”, vazhdoi Ramadani.

“Pika kryesore e tyre janë ndërprerjet. Shpresojmë që t’i ndëshkojmë nesër në pikat tona”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/