Sporti

Zekrija Ramadani flet pas humbjes nga Ballkani: Është problem psikologjik i Mankendas, po i ndodhë për herë të dytë!

10/24/2021 15:43
nga:Lorik J

Skuadra e Prishitnës është mposhtur nga Ballkani me rezultatin 2-0 në kryendeshjen e xhiros së 11’të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani foli për Mankendën i cili u ndëshkua me të kuq pas 30 minutave lojë, për humbjen dhe formën e skuadrës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“E pashë që Mankenda doli nga vetja, humbi kontrollin, u mundova ta qetësojë, është hera e dytë qe po i ndodhë, ndoshta është problem piskologjik tek ai, është faji 100% tek ai. Faulat e tij erdhen nga 60-70 metra largë portës tonë”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për Art Sport.

“Ka shumë faktorë për humbjen e sotme, faji kryesor është edhe tek ajo që mbetem me 10 lojtarë – por ne krijuam, kishim posedim sa kishim mundësi, goli i parë ishte vendimtar për këtë takim”, vazhdoi ai.

“Normal që mbrojtja ta sjellë titullin, sulmi ta fiton ndeshjen, ne s’kemi shënuar shumë, e kemi pranuar shumë gola, kemi humbur shumë takime që nuk na takon neve. Duhet secili të merr përgjegjësi për punën që bën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport