Sporti

Zekrija Ramadani: E realizova ëndrrën time

08/28/2025 22:07
nga:Lorik J

Drita është kualifikuar edhe zyrtarisht në Conference League, pasi ka mposhtur ekipin e Differdange me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Fillimisht Drita fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1, teksa edhe sonte fitoi 0-1, për të siguruar kualifikimin historik.

Zekrija Ramadani u shpreh shumë i lumtur pas fitores dhe kualifikimit të madh me klubin e tij.

“Gëzim i jashtëzakonshëm, arritje e madhe, merita më e madhe i shkon presidentëve. Për mua është një ëndërr e realizuar”, tha ndër të tjerash Zekrija Ramadani për ‘Art Sport1’.

/GazetaBlic Sport