Lajme

Zekaj reagon pas mesazhit të Ministrisë së Drejtësisë: A me qeshë, a me qajtë

11/25/2023 17:36
nga:G B

Avokati Yll Zekaj, ka reaguar pas mesazhit të Ministrisë së Drejtësisë, duke thënë se ka ashpërsuar dënimet për veprat penale të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur me ironi se a duhet qarë apo qeshur me këtë mesazh.

Ai ka thënë se tani e tutje duhet raportuar veprat penale në Ministri të Drejtësisë.

Postimi i tij i plotë:

“Ministria e Drejtesise ashperson denimet per veprat penale” a me keshe, a me kajte?!!

Tash e tutje, raportoni veprat penale, ne Ministrine e Drejtesise!