Sporti

Zekaj: Duam fitoren ndaj Dukagjinit dhe kalimin në finalen e Kupës së Kosovës

04/06/2021 20:12
nga:Lorik J

Dukagjini dhe Istogu takohen nesër me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Demush Mavraj”, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Mesfushori i Istogut, Herolind Zekaj ka theksuar se kjo ndeshje është mjaft e vështirë për skuadrën e tij, por ata do të luftojnë deri në fund për kualifikim tutje në finale.

“Kuptohet që është ndeshje shumë e vështirë për ekipin për shkak se Dukagjini është kundërshtar shumë i fortë, e poashtu dhe është i pari në grupin tonë. Vet kualifikimi eventual në finale flet për vështërsinë e kësaj ndeshje”, tha fillimisht Zekaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai thotë gjithashtu se nuk është befasu nëse e mposhtin Dukagjinin, pasi kanë skuadër mjaft të fortë dhe të përgatitur.

“Nuk do ta quaja befasi mposhtjen e Dukagjinit, për shkak se edhe ne kemi një skuadër të fortë dhe jemi përgatitur maksimalisht për të dyjat përballjet e Kupës. Kemi besim që do dalim fitues edhe nga këto dy ndeshje dhe ta arrijm finalen e shumëpritur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport