Lajme

Zeka: Pagat do të ekzekutohen, Kurti po i kërcënon mësimdhënësit që t’i frikësojë

10/04/2022 08:33
nga:G B

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se pagat do të ekzekutohen, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po i kërcënon punëtorët e arsimit vetëm që t’i frikësojë edhe punëtorët e sektorëve tjera, që ta dinë se çka u bën nëse mbajnë grevë.

Zeka ka thënë se opozita i ka 1 milion fakte për hajni të Kurtit, por që nuk i publikon, derisa ka thënë se ka fakte që atë mund ta çojnë para drejtësisë.

Ai ka shtuar se Kurti po dëshiron ta rrëzojë veten.

Postimi i tij i plotë:

Pagat do te ekzekutohen

Albini po i kercenon punetoret e arsimit, vetem me i frigesu ata te te sektoreve tjere, duke u thene: Guxoni here tjeter. Ua ndale buken e gojes.

Me opoziten po mirret ne menyre te felliqte, ama mire po ua bene. Opozita ka 1 milion fakte per hajni, po nuk i publikon, sepse mendojne se retorika kunder dialogut e dobeson Albinin.

Ka fakte kunder Albinit qe madje e qojne deri edhe para drejtesise, duke fillu nga pranimi kesh i mbi 100-mi eurove ne Frankfurt, deri te tenderat njeburimor.

Ka fakte te mjaftueshme per Albinin dhe ministrate e tije se si kane dhane leje ne shkembim te ryshfetit, e deri tek kerkesa e nje zyrtareje te larte te VV-se qe i ka kerkuar nje firme zvicerane 18 milion per nje investim 52 milionesh.

Veprimet e Albinit te qojne ne nje perfundim se ky njeri manipulues, abuzues dhe arrogat, po lufton per vetrrezim, vetlargim!