Në emisionin EURO n’7 janë diskutuar dhe analizuar të dhëna për dy sektor tepri me rëndësi për ekonominë e vendit, ato të prodhimit dhe tregtisë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane duke analizuar shifrat dhe trendet aktuale të zhvillimit ekonomik të vendit ka thënë se Kosova duhet bëjë shumë për ta kapur trendin e zhvillimit ekonomik.
”Në dhjetë vitet e fundit Kosova ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa në dy vitet e fundit kemi pas ngecje ngase para nesh me rritje ekonomike ka qenë Shqipëria dhe Mali i Zi. Parashikimet e gjitha institucioneve kredibile janë që Kosova edhe në vitet në vijim do ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan. Ne si shtet duhet përshtatur ekonomisë së tregut, duhet bëjmë lëvizjet e duhura reformuese ekonomike”, ka thënë Zeka.
Në anën tjetër shefi i Odës Amerikane ka thënë se duhet rrënojmë mitin se ne po bëjmë hapa të mëdhenj në ekonomi sepse parashikimet flasin ndryshe.
“është thënë në raportet e institucioneve ekonomike më kredibile në botë se Kosova më rritjen aktuale ekonomike i duhen gati tri dekada që të zë shtetin me performancën më të dobët ekonomike në Bashkimin Evropian dhe atë me kusht që ai shtet ta mbaj normal aktuale të rritjes ekonomike, dmth jemi larg për të zënë hapin me mesataren e rritjes ekonomike. Këtu nevojitet ndërhyrje e madhe e shtetit si në aspektin e politikave fiskale si në ambientin e të bërit biznes. Ne si Odë Ekonomike Amerikane i kemi bërë kërkesë institucioneve të vendit që të mos preken politikat aktuale fiskale dhe që fokusi i tyre të jetë luftimi i informaliteti e jo të ndryshimet fiskale”, ka shtuar kreu i Odës Ekonomike Amerikane.
Sipas tij informaliteti vazhdon të jetë shumë i lartë si në punësim ashtu edhe tek shmangiet tatimore gjë që mbetet një sfidë e madhe për gjithë.