Sporti

Zeka: Marre se çfarë ndodhi në Drenicë, Kasumi nuk është fajtor

04/04/2021 23:33
nga:L J

Presidenti i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka shprehur mllefin e tij pas humbjes së skuadrës së tij, duke aluduar se janë dëmtuar nga gjyqtarët anësor duke lejuar golin e dytë të Drenicës nga pozita jashtë loje.

Zeka ka deklaruar se gjyqtari kryesor i ndeshjes Besfor Kasumi nuk është fajtor, por dy anësorët e tij kanë dëmtuar ‘89shin.

Ai veprimet e tyre i ka quajtur si të turpshme dhe është marre t’i ndodh një skuadre të re siç është ‘89shi.

“Kjo është marre dhe turp, është dy metra pozitë jashtë loje. Na jemi shumë ekip e re. Edhe të ish kryer 1:0, nuk do të reagonim, ndoshta është diskutabile, mirëpo goli i dytë ishte blindim i rezultatin 2:0. Vetëm shikoni pozitën e arbitrit, nuk është që nuk i din këto sene.

Tash edhe fëmijët i din kur arbritrat duan të referojnë. Falënderojë Drenicën për mikpritjen, dua të theksoj se Besfort Kasumi vetëm një gabim e ka bërë, pastaj na ka kthyer në favor, mirëpo dy anësorët na kanë dëmtuar”, deklaroi Zeka

Gjyqtarë në këtë ndeshje ishin Besfort Kasumi (kryesor) me dy asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa i katër ishte Arben Halilaj.