Lajme

Zeka: Kjo është forma e vetme për të garantuar mbrojtjen në liri të Thaçit dhe të tjerëve

05/05/2021 14:40
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se asnjë vend tjetër përveç Kosovës s’mund të ofrojë garanci për të akuzuarit në Hagë.

Garanci sipas tij mund të bëhet vetëm nga qeveria e Albin Kurtit, nëse gjykata ia kërkon një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Asnje vend nuk mundet me ofru garanci per te akuzuarit ne Hage

Qe disa dite, njereze dhe mediume te ndryshme, ne stilin “hajt pak”, kane abuzu me emrat e te akuzuareve ne Hage, si dhe vendet mike te Kosoves, duke deklaruar se jo ky, po ai, do te garantoj per “mbrojtjen ne liri”.

Garant i atyre ne Hage munde te behet vetem qeveria e Kurtit, nese Gjykata ia kerkon, gje qe nuk do te ndodhe.

Eshte kritikuar shume Qeveria Kurti pse hoqi urdhes ndalesen qe shpenzimet per mbrojtjen e te akuzuareve te mbaheshin sekret. E pse? Ato jane parate e taksapagueseve te Kosoves, prandaj duhet me qene publike. Ajo qe meriton per t’u kritikuar eshte fakti se qeveria aktuale eshte duke e mbajtur te heshtur punen e dialogut, dhe Gjykates Speciale…