Lajme

Zeka: Debati për shaminë i pavend, askush s’i pengon vajzat të shkojnë në shkolla fetare

08/13/2022 09:57
nga:Astrit Gashi

Analisti Milaim Zeka tha se kërkesa për lejimin e shamive për vajzat myslimane në shkollat fillore është i pavend në situatën që po kalon vendi, pas tensioneve në veri.

Sipas tij, defekti më i madh që ka shkolla në Kosovë në këto 20 vjet është mungesa e mësimit fetar.

“Të futet urgjentisht mësimi fetar në shkolla, që nga shkolla fillore deri në universitet. Sa më mirë ta njohim fenë aq më tolerantë do jemi ndaj njëri-tjetrit. Në këto kushte më vjen keq ta pranoj por nëse do të besonim vërtetë te Zoti nuk do ishim kaq kofliktual me njëri-tjetrin. Ne me Kushtetutë jemi vend laik dhje jo fetar, ndaj askush si pengon vajzat myslimane të shkojnë në shkollat fetare”, tha Zeka.