Lajme

Zejtarët e Vushtrrisë falënderojnë Kryetarin Ferit Idrizi për parkun e ri, dhe mundësitë e krijuara!

09/28/2025 11:39
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar sot zejtarët e komunës, në parkun e ri, raporton Gazeta Blic.

Ata e kanë falënderuar kryetarin Idrizi për parkun e ri dhe mundësitë.

Postimi i tij i plotë:

Me zejtarët e komunës sonë, në parkun e ri.

Së bashku folëm për projektet e mandatit të ri, e për hapësirat e krijuara dhe mundësitë që ky park po u sjell qytetarëve tanë.

Faleminderit të gjithëve!