Profesori Engelbert Zefaj, ka komentuar gjuhën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, këtë fushatë elektorale.
Përkundër zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjuha e Kurtit këto zgjedhje po konsiderohet më e butë, megjithatë, jo edhe për Zefajn, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Zefaj tha se gjuha e Kurtit tani është thumbuese, ndonëse jo më e ashpër se rreth një vit më parë.
“[Gjuha e Kurtit] nuk është aspak më e butë, është thumbuese. Ne e dëgjuam Glaukun që tha ‘do t’i bëjmë tokë të zezë’, pra tokë i bie që shkel mbi të, ndërsa e zezë, është më keq se pluhur”, u shpreh Zefaj.


