Lajme

Zëdhënsja e PSD-së: Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri që nuk përfaqëson!

01/29/2022 18:47
nga:Genita C

Në Kosovë sot u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton GazetaBlic.

Në protestën e organizuar nga PSD kishte një numër relativisht të madh të qytetarëve të cilët kërkuan që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Protesta e sotme nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.

Zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj këtyre tensioneve duke u shprehur se kjo është Polici joprofesionale dhe të dhunshme dhe të gjithë duhet të jenë të lirë në protestë pavarësisht se kush e organizon.

“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri qe nuk perfaqeson. Shkallet e nderteses se Qeverise nuk ka pse te mbrohen. Hapesira i takon qytetarit. Objektet jane te burokrateve te bllokuar, hapesira eshte e qytetareve te lire. Ajo duhet te jete e lire, ne secilen proteste pavaresisht kush e organizon. Taktikat selektive perbejne diskriminim.

Nuk ka kush qe e frenon fuqine e drejtesise se njerezve te angazhuar”, shkori Kuçi në “Facebook”./GazetaBlic/