Lajme

Zëdhënësja e PSD-së pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Edhe sa kohë do të jetë Qeveria e shurdhër?

06/20/2023 14:10
nga:Genita C

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pasi një qytetar nga Ferizaj humbi jetën në vendin e tij të punës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kuçi ka pyetur se “edhe sa kohë do të jetë qeveria e shurdhër karashi pabarazisë dhe keqtrajtimit të punëtorëve në sektorin privat”.

“Edhe një punëtor vdes në vendin e punës. Për arsyen e njëjtë, për shkak të mungesës elementare të kushteve në punë. Përveç i paguar keq, punëtori në Kosovë është edhe i pambrojtur. Kështu, çdo ditë pune, për secilin punëtor mund të jetë dita e fundit e jetës së tij.” – ka thënë ajo.