Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka theksuar se “sorollatja e kryeministrit jashtë vendit besoj të ketë mbaruar dhe ai duhet t`i kthehet brengave të qytetarëve, përditshmëria e të cilëve po rëndohet çdo ditë”.
Në një postim në Facebook, Halimi ka shkruar se “pasiguria ekonomike e sociale, po e bënë edhe më të vështirë jetesën e tyre, e cila po shpërfaqet me dhunë”.
“Kjo qeveri duhet urgjentisht të marrë masa, të mos jetë indiferente, vëzhguese e kësaj situate e cila kërkon një përgjegjësi më të lartë, vizionare për zhvillimin e vendit. Kosova nuk e ka luksin, për përballje të brendshme politike të cilat fillojnë dhe mbarojnë për një spektakël mediatik e konsum të brendshëm”, ka shkruar Halimi.


