Lajme

Zëdhënësja e LDK-së pas suspendimit të policit Amir Hoxha: Tenndeca për ta heshtur kritikën është cënim i madh i demokracisë

02/05/2022 15:32
nga:Y I

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas suspendimit të policit, Amir Hoxha, raporton Gazeta Blic.

Halimi përmes një postimi në facebook ka thënë se tendenca për ta heshtur kritikën, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, përveç se është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, është cenim i madhë i demokracisë.

Tutje Halimi thotë se Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t`i përdorin ato si mjet për t`ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin.

Reagimi i plotë:

Tendenca për ta heshtur kritikën, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, përveç se është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, është cenim i madhë i demokracisë dhe krijon precedent të tmerrshëm kundër lirisë së shprehjes.

Qeveria, institucionet shtetërore dhe policia duhet të përdorin të gjitha mjetet që me çdo kusht ta ruajnë këtë liri kushtetuese, e jo t`i përdorin ato si mjet për t`ia mbyllur gojën, kujtdo që e kritikon pushtetin.

Në vend se kjo qeveri të kujdeset për sigurimin e kushteve të dinjitetshme për Policinë e Kosovës, ajo po kujdeset që t’i mbajë të nënshtruar nëpërmjet disiplinimit dhe kontrollit të tyre.