Lajme

Zëdhënësi i VV-së e harron 14 Shkurtin, rezultatin aktual e krahason me zgjedhjet e kaluara lokale

10/17/2021 21:35
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësi VV-së, Arlind Manxhuka duket ta ketë harruar 14 Shkurtin.

Përderisa gjatë gjithë fushatës Vetëvendosja priste dhe proklamonte një rezultat si ai i zgjedhjeve nacionale, tani rezultatin po e krahasojnë me ato të vitit 2017, përcjell GazetaBlic.

“Në krahasim me rezultatin e vitit 2017 nga partia e tretë në nivel lokal tani jemi bindshëm partia e parë.VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Manxhuka.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/