Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna e jo Qeveria.
Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se vlerën e tatimit e cakton komuna dhe jo ministria e Financave apo Qeveria e Kosovës.
“Sqarim: vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria”, ka shkruar ai.


