Lajme

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut: Të gjitha shkollat në veri kanë pranuar e-maila për vendosje të bombave

06/16/2022 09:40
nga:Astrit Gashi

Në të gjitha shkollat e veriut ka mbërritur një e-mail se janë vendosur bomba, policia ka reaguar dhe ka evakuuar punonjësit dhe nxënësit tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Branislav Radoviq, raporton Gazeta Blic.

Kërcënimet për vendosje të për vendosje të bombave kanë arritur mëngjesin e sotëm në shkollat fillore në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Graçanicë, Gushtericë e Poshtme dhe Sushicë.

Nxënësit e këtyre shkollave fillore sot në mëngjes janë liruar në shtëpi, ndërsa mësimet do të organizohen online gjatë ditës.

E-maili është i shkruar në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik.

Në e-mail kërcënohet Serbia, presidenti i këtij vendi fqinj dhe qeveria serbe.

“Një mjet shpërthyes është i vendosur në një shkollë. Unë nuk do të fshihem. Do të duhen vrasje. Ne do të vrasim”, shkruan ndër të tjera në këtë e-mail.

“Ne do të shkatërrojmë. Na vjen sinqerisht keq që do të vuajnë të pafajshmit. Nuk ka rrugë tjetër. Ne do të rrëzojmë qeverinë e Serbisë. Sytë tanë janë te presidenti i Serbisë dhe rrethi i tij, sytë tanë janë te presidenti i Serbisë dhe rrethi i tij, do t’i vrasim të gjithë”, shkruan më tej në këtë e-mail, të dërguar nga një adresë me emrin “dafodill”.

Kërcenime për vendosje të bombave ka pasur sot në mëngjes edhe në Ranillug, Novobërdë, Kamenicë, Kllokot dhe Lipjan.