Lajme

Zëdhënësi i PDK-së rendit arsyet pse vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja

07/21/2023 13:03
nga:Y I

Zëdhënësi i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu ka renditur arsyet pse vendi duhet të shkoj në zgjedhje nacionale të parakohshme.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se disa nga arsyet pse duhet të mbahen zgjedhjet janë deformimi i marrdhënieve me SHBA-të, Shqipërinë dhe largimi i të rinjve.

“• Sepse janë deformuar raportet tona, sidomos me SHBA-n, por edhe me krejt konceptet evro-atlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon. • Sepse janë krijuar rrethana regresive dhe të dëmshme për sovranitetin tonë në veri, në të mirë të një autonomie politike për atë pjesë të Kosovës.• Sepse janë duke u larguar si asnjëherë më parë nga Kosova shumë qytetarë, sidomos të rinj (120 mijë vetëm dy vitet e fundit). • Sepse janë deformuar marrëdhëniet me Shqipërinë si kurrë më parë për shkak të bajraktarizmit të papërmbajtur të qeverisjes aktuale me në krye një autokrat populist” shkruan Abdullahu raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: