Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria sot e pranoi gabimin që e ka bërë dje si opozitë, derisa sot e bëri të re marrëveshjen e vjetër me Serbinë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka pyetur VV-në se a ka ndonjë plan për kthimin e votave dhe simpatinë që kanë marrë.
Postimi i tij i plotë:
A ka ndonjë plan Qeveria si t’i kthejë votat
Ju sot si Qeveri e pranuat gabimin që dje e keni bërë si opozitë. Sot e bëtë këtë duke e bërë të re marrëveshjen e vjetër me Serbinë mbi energjinë. Asgjë s’ka ndryshuar përveç tërpisë suaj për të mbetur në pushtet sa më gjatë. Është tjetër punë a do ta pohoni këtë dhe pendoheni për atë që keni bërë. Sido që të jetë ju me atë opozitarizëm plotë marrëzi e rrena dje, keni mashtru dhe keni fitu edhe simpati edhe vota. A keni ndonjë plan si t’i kthemi këto vota dhe këtë simpati. A s’po e kuptoni që po ju fiken dritat që i keni ndez me energji të rrejshme opozitare.


