Lajme

Zëdhënësi i MSH-së tregon procedurën për banorët e shteteve fqinje që duan ta vizitojnë Kosovën

04/07/2021 19:46
nga:M K

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti një konferencë për media lidhur me masat e reja.

Këto masa më së shumti prekën sektorin e gastronomisë, që u detyrua të mbyllej, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, në vendim nuk u precizua fakti sesi do të rrjedhin gjërat me shtetet fqinje.

Por, në një prononcim për “GazetaBlic”, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë detaje, duke thënë se do të shkohet me raportin e reciprocitetit.

Pra, Kosova nuk do t’u kërkojë atyre teste, përveç nëse ato e bëjnë një gjë të tillë.

“Do të veprohet sipas reciprocitetit. Për shtetet që na kërkojnë testet, do t’u kërkojmë edhe ne atyre”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

LEXO EDHE:

Zëdhënësi demantoi video-inçizimin ku qeveria theu rregullat anti-Covid, kreu i gastronomëve del me prova të reja

/GazetaBlic/

04/16/2021 11:54

MSH: Furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale po rrezikohet seriozisht