Lajme

Zëdhënësi i Kremlinit thotë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni

11/16/2022 01:00
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka informacion për një shpërthim në Poloni.

“Fatkeqësisht nuk kam asnjë informacion për këtë”, tha Peskov kur u pyet nga CNN, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas incidentit, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk është kryer asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak.