Kremlini pretendon se Franca e Gjermania nuk duan të jenë pjesë e ndërmjetësimit të saj me Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot para gazetarëve tha se ndryshe nga Franca e Gjermania, Turqia shprehi vullnetin për të organizuar bisedime, raporton The Guardian.
“Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz nuk kanë treguar asnjë dëshirë për të dëgjuar pozicionin e Rusisë ose për të marrë pjesë në përpjekjet e ndërmjetësimit. Ndërsa, Ankaraja ka deklaruar gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet ndërmjetësuese”, u shpreh Peskov.
Ushtria ruse, po vazhdon shtrirjen dhe aneksimin në Ukrainë që nga shkurti i këtij viti.


