Lajme

Zëdhënësi i KFOR-it: S’patëm koordinim me Qeverinë më 29 maj

06/09/2023 12:00
nga:Y I

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, tha se janë të gatshëm që të përdorin të gjitha masat nëse eskalon situata në veri.

Ai tha se ushtarët e KFOR-it janë të trajnuar dhe të gatshëm për çdo rast.

Gallieni asqaroi se në vazhdimësi kanë kontakte me institucionet e Kosovës, por që me 29 maj kur kryetarët e katër komunave veriore u vendosen në zyrat e tyre nuk pati koordinim.

“KFOR-i është i gatshëm të veprojë në çdo situatë të eskalimit. Ushtarët tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për të përdorur te gjitha rrugët nëse është e nevojshme. Komandanti i KFOR-it është vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës, nuk mund të them se kishte koordinim me 29 maj”.

Sipas tij, tashmë duke se situate është më e qetë, megjithatë thonë se po e monitorojnë situatën. /EO/