Lajme

Zëdhënësi i KEDS flet për Gazeta Blic – Kjo është situata aktuale me energji elektrike

12/27/2021 14:01
nga:N M

Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike e si pasojë e kësaj reduktimet e energjisë elektrike kanë vazhduar në nivel vendi.

Megjithatë Viktor Buzhala zëdhënës i KEDS ka thënë për Gazeta Blic se ka një përmirësim të situatës me energjinë elektrike, por që gjendja vazhdon të jetë emergjente.

“Me herët ka pasur reduktime, aktualisht nuk ka deri në orën 14:00, por se çfarë ndodh pas kësaj ore nuk e dijmë”, tha Buzhala.

Sipas tij, Korporata Enegjetike e Kosovës (KEK) po prodhon 650 megavatë orë energji por që kjo është e pamjaftueshme i pasojë e rritjes së konsumit sidomos gjatë kohës së dimrit.

“250 megavatë janë duke u blerë momantalisht dhe 100 megavatë janë nga energjia e renovueshme”, ka thënë Viktor Buzhala për Gazeta Blic.

Ndërkohë një protesë është mbajtur gjatë ditës duke kërkuar që mos të ketë ndërprerje të energjisë elektriek dhe organizatorë te kësaj proteste kanë kërkaur shakkrimi n minsitres Artane Rivzanolli.

Për situanë eneregjetike ka folur sot edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti.

Sipas tij Kosova ndodhet para dy opsioneve – ose reduktime të energjisë elektrike ose shtrejntim të saj.

Ndërkohë një ekspert gjerman i paralajmëruar nga kryeministri Kurti para disa ditësh, tashmë ka ardhur në Kosovë dhe është në rrugë e sipër për të kthyer në prodhim në blloqet e Kosova B.

Protestuesit gjuajnë poça elektrikë drejt objektit të KEDS-it

Albin Kurti shkruan për krizën: Ose reduktime, ose shtrenjtim të energjisë elektrike