Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deputetëve të VV-së, Mefail Bajqinovci e Agon Batusha, të cilët kanë thënë se VV nuk bën koalicion me AAK-në dhe kjo parti e ka këtë ëndërr, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV pasi ka fituar mbi 50 për qind të votave, është pritur të ketë akademikë, por që “një pjesë e madhe e komunikimit të saj mbështetet në Mefail Bajqinovcin, i cili si duket kur i vesh hellonkat trimërohet dhe përpiqet që t’i mbaj ligjërata herë Stanos së BE-së herë lidershipit të AAK-së”.
Ai ka shtuar se këtë herë AAK e përshëndet Bajqinovcin, pasi është bërë shumë i padijshëm.
Ndërsa, sa i përket Batushës, Xhemaili ka thënë se punën e parë e ka si deputet.
Ai po ashtu ka thënë se VV s’do koalicion me AAK-në pasi në AAK s’gjen Vjosë,
Postimi i tij i plotë:
Kur një parti në një vend mbrrin t’i ketë 50.2 % atëherë njeriu mund të presë që aty duhet të jetë edhe një pjesë e madhe e trurit akademik të atij vendi.
Vetëvendosje me 50.2% sigurt posedon kualitete akademike brenda përbrenda, megjithatë një pjesë e madhe e komunikimit të saj mbështetet në Mefail Bajqinovcin, i cili si duket kur i vesh hellonkat trimërohet dhe përpiqet që t’i mbaj ligjërata herë Stanos së BE-së herë lidershipit të AAK-së. Si parti do të ishim përgjigjur gjithë në aludimet e tij por për besë shumë është bre i padijshëm, por kësaj here duam ta përshëndesim.
Në një moment meditimi për jetën dhe shkencën, Mefi paska shpreh se s’don koalicion me AAK e atij ju paska bashku edhe një deputet i VV që punën e parë në jetë e ka deputet populli. Në nivel të tyre s’ka tjetër përgjigje nga ne në AAK përveç se keni faj që nuk doni sepse në AAK nuk do të gjeni Vjosë. Logjika juaj vetëm profile të tilla ëndërron.
Batusha: Nuk ju ka ofru askush koalicion AAK-së, janë ëndrra të tyre!
Bajqinovci: S’do të ketë koalicion me AAk-në, do t’i fitojmë mbi 50% të votave!


