Lajme

Zëdhënësi i AAK-së i hyn garës për deputet të Kuvendit të Kosovës

11/13/2024 15:13
nga:Sh R

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka njoftuar se do të kandidojë për deputet të Kosovës.

Xhemaili përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka marrë besimin nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, për t’i hyrë garës.

“E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve. Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder.

Jam pafundësisht mirënjohës për besimin e dhënë ndaj kryetarit Ramush Haradinaj, dhe strukturave të AAK-së që unë të jem në listën garuese për deputet!” – ka shkruar ai.