Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas përgjimit të publikuar për Mimoza Kusari Lilën me Milan Radojçiqin, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka pse të koordinohet Kosova me SHBA-bë, kur Mimoza koordinohet me Radojçiqin.
Ajo ka thënë se asgjë nuk është bërë pa lejen e pa urdhrin e liderit të saj, derisa ka shtuar se si duket s’kemi parë gjë akoma.
Postimi i saj i plotë:
S’kemi nevojë për koordinim me SHBA-në, pasi Mimoza po u koordinojka me Radojçiqin.
Dinjitet, sovranitet e shtet – me Listën Serbe.
Qenkan koordinu për gjithçka: Për zgjedhje, për veteranët e UÇK-së, e madje edhe për energjinë, me “kriminelin Radojçiq”, për me formu trinomin: Mimoza Kusari – Martin Berishaj – Nagip Krasniqi!
Natyrisht, asgjë pa lejen dhe urdhrin e liderit!
Si duket, s’kemi parë gjë akoma.
“Zdravo”, luaneshë!


