Lajme

“Zbutet” Haki Abazi: Kthehet në Kuvend gati dy javë pasi u ankua te lidershipi i partisë

12/06/2021 12:13
nga:Gazeta Blic

Haki Abazi, deputeti i VV-së është kthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës, gati dy javë pasi kishte vendosur ta bojkotonte institucionin më të lartë ligjvënës, për disa arsye që tha se ia kishte transmetuar lidershipit të partisë.

Abazi sot shkoi në seancën plenare të Kuvendit.

Ish-zëvendëskryeministri, i cili më 23 nëntor mungoi në Kuvend, kishte thënë se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bënte atë veprim.

“Të dashur qytetarë- votues, Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot”, kishte shkruar Abazi.