Lajme

Zbulon avokati i ish-presidentit Meta: Ka tre akuza, u rrëmbye në rrugë

10/21/2024 17:13
nga:G B

Avokati i Ilir Metës, Genci Gjokutaj ka zbuluar detaje nga takimi me ish-presidentin e arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ai tha se janë tre akuza ndaj klientit të tij: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Mbrojtja e Metës shtoi se ishte “një takim si çdo herë tjetër vetëm në një ambient ndryshe”, ndërsa e cilësoi “banditesk” ndalimin e klientit të tij.

Sipas Gjokutajt, kreu i Partisë së Lirisë është “rrëmbyer në rrugë”, edhe pse s’ka pasur asnjëherë “asnjë lloj problemi për ta thirrur në SPAK”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka mbajtur Meta pasi iu vendosën prangat me urdhër të SPAK-ut, Gjokutaj tha se “qëndrimi i tij është krejt i qartë”.