Sporti

Zbulohet trajneri i ri i Juventusit, Paolo Montero merr përkohësisht drejtimin e Zonjës së Vjetër

05/17/2024 20:05
nga:E K

Skuadra e Juventusit sot ka shkarkuar Masimilliano Allegrin nga posti i trajnerit.

Tekniku italian është shkarkuar pas sjelljeve të tij jo të mira ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të klubit, gjatë finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantas.

Trajner i përkohshëm i Juventusit deri në fund të sezonit do të jetë Paolo Montero.

Juventus vazhdon të punojë për të vulosur marrëveshjen me Thiago Motta si trajner i ri kryesor për sezonin e ardhshëm, derisa tashmë kanë dërguar edhe propozimin zyrtar.