Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zbuluar sloganin zyrtar të fushatës së tij.
“Prishtina na Bashkon” është slogani që do ta përcjellë Ismailin deri në ditën e zgjedhjeve komunale me 17 tetor.
Në kampanjën që tashmë ai ka nisur, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të qytetit, në secilën prej tyre ai i ka ftuar qytetarët që të bashkohen rreth Prishtinës për ta bërë një vend të së ardhmes.
Ky është edhe mesazhi i sloganit të tij, që duke lënë anash diferencat dhe logot partiake, të gjithë të bashkohemi për të mirën e Prishtinës.
Kampanja e Ismailit ka qenë ndër më të përfolurat ditëve të fundit dhe nga të gjithë është parë si metoda më kreative e të bërit fushatë.