Trajneri i Spanjës U-17 Hernan Perez zbuloi skuadrën me 20 lojtarë për kualifikimet e ardhshme të Euro U-17, ku Spanja do të përballet me Norvegjinë (19 mars), Gjermaninë (22 mars) dhe Austrinë (25 mars).
Enzo Alves Vieira, sulmues i Real Madridit dhe djali i ish-futbollistit Marcelo u përfshi në kombëtare. I riu i talentuar ka impresionuar me 4 gola në 5 paraqitje për U-15, duke fituar një vend në skuadrën U-17.
Barcelona kryeson listën me gjashtë lojtarë. Klubet e tjera të përfaqësuara përfshijnë Sevilla (3 lojtarë), Athletic Club dhe Real Madrid (2 lojtarë), me Valencia, Osasuna, Granada, Levante, Real Oviedo, Espanyol dhe Betis secila me nga një lojtar.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga 19-25 mars.
/GazetaBlic Sport


