Edin Dzeko pritet të firmosë me Schalke 04, klubin e njohur gjerman që aktualisht është në krye të Bundesliga 2.
Sipas shtypit sportiv gjerman, sulmuesi 39-vjeçar ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Gelsenkirchen.
Boshnjaku do të firmosë një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Dzeko së pari duhet të mbyllë para kohe akordin që ka me Fiorentinën. Marrëveshja që ai ka arritur me Shalke parashikon një pagë që lidhet drejtpërdrejt me rendimentin që sulmuesi do të ketë në fushë.
Në rast të ngjitjes së skuadrës në Bundesliga, do të ketë edhe bonuse. Sipas “Bild”, dy klubet duhet të saktësojnë dhe detajet e fundit të operacionit, që do ta rikthente Dzekon në Gjermani. Ai ka veshur më parë fanellën e Wolfsburg, para se të luante në Angli, Itali dhe Turqi.


