Showtime

Zbulohet skena e “Big Brother Vip Kosova”

11/01/2022 16:30
nga:Genita C

Ka disa muaj që po transmetohet logo e programit “Big Brother Vip Kosova”, si shenjë paralajmërimi.

Fillimisht u tha që në tetor do të niste, e madje sipas disa raportimeve thuhej se data zyrtare ka qenë e martja e javës së kaluar, pikërisht me 4 tetor por kjo nuk ndodhi.

Si duket startimi i “Big Brother Vip Kosova” është afër.

Derisa punimet po vazhdojnë, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë një copëz nga skenografia ku do të mbahet spektakli.

E kjo pjesë që u publikua në rrjete sociale, padyshim se është ikona e famshme, syri që identifikon këtë reality show.