Lajme

Zbulohet shpella e tmerrit në Arabinë Saudite, mijëra skelete njërëzish dhe kafshësh

08/02/2021 08:33
nga:G C

Arkeologët në Arabinë Saudite kanë parë llahtar me sy kur kanë zbuluar dhjetëra mijëra skelete, kafshësh dhe njerëzish brenda një shpelle në veri-perëndim të vendit, që sipas ekspertëve ka qenë një vendgrumbullim për hienat për mijëra vjet.

Arkeologët zbuluan këtë masiv kockash duke eksploruar tunelet e vendit të quajtur Umm Jirsan.

Ekipi hulumtues thotë se pas kësaj pamje të llahtarshme qëndrojnë hienat, dhe në mesin e kockave gjetën skelete të 40 specieve të ndryshme duke filluar nga njerëzit, kuajt, gomerët, dhitë, gazelat madje dhe vetë hiena.

Hienat me vija ushqehen me çfarëdo lloj ushqimi që gjejnë, janë mishëngrënëse, barngrënëse dhe nuk kursejnë as insektet apo bimët.

Në normalitet ato njihen si kafshët që vjedhin prenë e kafshëve të tjera.

Nofullat e hienave janë aq të forta sa mund të thyejnë edhe kockat.

Gjetja është një nga sekuencat e fundit të zbulimeve të Komisionit të Trashëgimisë që dëshmon se Gadishulli Arabik ka qenë shtëpia e njerëzve për mijëra vjet, përveç kafshëve të ndryshme të zbutura dhe të egra që kanë jetuar atje gjatë viteve.